ARSIM DHE TRAJNIM FORMAL PROFESIONAL

Qëllimi i këtij komponenti është përmirësimi i arsimit të mesëm formal profesional përmes bashkëpunimit të forcuar dhe partneritetit mes sektorit publik dhe atij privat, me qëllim që të bëhet me orientim të tregut.

Përmes këtij komponenti, projekti synon të arrijë arsim të mesëm formal profesional me orientim të tregut përmes përfshirjes së sektorit privat. Me fjalë të tjera, projekti  E4E@mk do të mbështesë bashkëpunimin mes partnerëve nga sektori privat dhe ai publik dhe shoqërisë civile (kompani, shkolla për arsim të mesëm profesional, arsimtarë, mentorë, komuna, shoqata të sektorëve, organizata civile, etj.) me qëllim të veprimit në bazë të partneriteteve publike-private.

Pritet që planifikimi i përbashkët, realizimi dhe ndjekja e arsimit të mesëm profesional nga partnerët e sektorit privat dhe publik: institucionet kyçe arsimore siç janë Qendra për arsim dhe trajnim profesional, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Odat, shoqatat, kompanitë dhe shkollat për arsim të mesëm profesional do ta rrisë cilësinë e arsimit të mesëm profesional në mënyrë të qëndrueshme dhe sistemore.

Partneritetet e këtilla do të ndërtohen dhe do të jenë të pilotuara me qëllim që shkathtësitë që i përvetësojnë kuadrot që arsimohen përmes arsimit të mesëm profesional t’u përshtaten nevojave reale.

Fokusi do të vihet në modelet e ndryshme të trajnimit praktik në kompani, përmes të cilave nxënësit njoftohen me botën e punës dhe i ushtrojnë dhe përsosin shkathtësitë praktike.

Scroll Up
Madhësia e fontit
Krijo kontrast