GJITHËPËRFSHIRJE GJINORE DHE SOCIALE

Gjithëpërfshirja gjinore dhe sociale do të jetë e integruar sistematikisht në menaxhimin e kompletuar të projektit, duke filluar prej analizave të realizuara, implementimit, deri te vlerësimit dhe informimi. Analiza gjithëpërfshirëse lidhur me përfshirjen gjinore dhe sociale që ishte realizuar në vitin 2018 identifikoi nevoja dhe prioritete të përbashkëta dhe të ndryshme të grave, burrave, romëve dhe personave me nevoja të posaçme, që do t’i orientojnë intervenimet e projektit nga ky aspekt. Të gjitha të dhënat e mbledhura përmes aktiviteteve të projektit u ndanë në raport me gjininë, moshën, përkatësinë etnike rome dhe u identifikuan nevoja të posaçme. Barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja sociale do të merren parasysh dhe do të promovohen gjatë zgjedhjes së partnerëve dhe ofruesve të shërbimeve, gjithmonë kur kjo do të jetë e mundshme. Më tutje, projekti ka për synim sensibilizimin e palëve të interesuara dhe partnerëve për përfitimet socio-ekonomike nga gjithëpërfshirja gjinore dhe sociale.

Projekti do të vazhdojë të vendosë bashkëpunim me organizata që punojnë në këtë fushë, gjegjësisht organizata që punojnë me gra, romë dhe persona me pengesa që janë të rrezikuar ose të ekspozuar ndaj rrezikut, organizata civile që i mbështesin viktimat e dhunës në familje, nëna të vetme, etj., me qëllim që të ngritë vetëdijen për mundësitë që i ofron arsimi dhe trajnimi formal dhe joformal profesional, t’i trajnojë dhe në këtë mënyrë t’ua lehtësojë rrugën drejt punësimit këtyre grupeve qëllimore.

Dimensionet e lartpërmendura do të kontribuojnë në zhvillimin e strategjisë për gjithëpërfshirje gjinore dhe sociale të projektit që do të përpilohet gjatë vitit 2019, së bashku me partnerët kryesorë dhe faktorët sistemor.

Scroll Up
Madhësia e fontit
Krijo kontrast