Grupi këshillëdhënës

Grupi këshillëdhënës është i përbërë prej 3 nëngrupeve, në përputhje me komponentët e projektit. Secili nëngrup përbëhet prej 3-5 anëtarëve. Detyra e këtij grupi është që të mbështesë ekipin e projektit përmes shpërndarjes dhe përgatitjes së informacioneve, gjenerimin e ideve dhe parashtrimin e propozimeve në përputhje me intervenimet dhe aktivitetet e planifikuara në kuadër të projektit. Grupi këshillëdhënës është trup i përhershëm që mban takime të rregullta (së paku një herë në muaj) me ekspertët e komponentëve të projektit. Anëtarët e grupit kanë rolin kyç në bashkëpunimin dhe komunikimin mes institucionit të tyre dhe projektit. Ky grup gjithashtu merr pjesë në procesin vjetor të planifikimit dhe informimit të projektit.

Anëtarë të grupit konsultues janë përfaqësuesit e institucioneve vijuese:

1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës
2. Qendra për Arsim dhe Trajnim Profesional
3. Qendra për Arsimimin e të Moshuarve
4. Inspektorati Shtetëror i Arsimit
5. Oda Ekonomike e Maqedonisë
6. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore

Scroll Up
Madhësia e fontit
Krijo kontrast