Kërkesë për mbledhjen e ofertave për Qendra Rajonale të APT-së

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Kërkesë për mbledhjen e ofertave për Qendra Rajonale të APT-së

KËRKESË
për mbledhjen e ofertave nr. HE 01/20

Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar (QMEQ) për nevojat e Projektit Arsim për Punësim (E4E) fton të gjitha kompanitë e kualifikuara dhe të licencuara për projektim, të regjistruara dhe që funksionojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të paraqesin oferta për projektin: 1) Përgatitja e dokumentacionit të projektit për rindërtimin e qendrave rajonale të APT-së (arsim profesional dhe trajnim) në: SHKHT Vanço Pitosheski – Ohër, SHMPK “Mosha Pijade” – Tetovë dhe SHMK “Kiro Burnaz” në Kumanovë.

Palët e interesuara mund të kërkojnë kopje të dokumentacionit të tenderit, duke filluar nga data 21 gusht 2020 në e-mail: vetc.tender@gmail.com

Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se 4 shtator 2020, deri në orën 14:00 në ambientet e  Projekti Arsim për Punësim (E4E) me adresë në rr. Vasil Gjorgov 16, kati 2 (QT Zebra) në Shkup.

 Shënim: Mbledhja e ofertave për kërkesat e lartpërmendura nuk nënkupton edhe ndarjen automatike të kontratës për punë.

 

Scroll Up