Këshilli Drejtues

Detyra e Këshillit Drejtues është që të japë mendim për çështje strategjike dhe politike, si dhe t’i shqyrtojë dhe diskutojë raportet për përparimin e planit vjetor të punës dhe në këtë mënyrë të sigurojë harmonizim të projektit me strategjitë, politikat dhe legjislaturën relevante nacionale.

Anëtarët e Këshillit drejtues janë përfaqësues të institucioneve/organizatave vijuese:

1. Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim
2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës
3. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
4. Kabineti i zëvendëskryeministrit përgjegjës për çështje ekonomike
5. Këshilli për Arsim dhe Trajnim Profesional
6. Qendra për Arsimimin e të Moshuarve
7. Këshilli Nacional Rinor
8. Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë
9. Oda Ekonomike e Maqedonisë
10. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore

Scroll Up
Madhësia e fontit
Krijo kontrast