MBËSHTETJA DHE UDHËZIMI I TË RINJVE NË KOHËRAT E PASIGURISË: ROLI I INFORMACIONIT NË ORIENTIMIN E KARRIERËS

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

MBËSHTETJA DHE UDHËZIMI I TË RINJVE NË KOHËRAT E PASIGURISË: ROLI I INFORMACIONIT NË ORIENTIMIN E KARRIERËS

NGA: IVANA NGA: IVANA GEORGIEVSKA, ZENEBE B. URAGUCHI – 02. QERSHOR 202002. QERSHOR 2020

Ndërsa të rinjtë konsiderohen “në rrezik më të vogël fizik” nga pandemia COVID-19, ata janë nga më të prekurit nga ndikimet e saj ekonomike dhe sociale. Të rinjtë kanë të drejtë të supozojnë se pasiguria për të ardhmen është edhe më e madhe. Kështu, marrja e vendimeve në bazë të informacionit për atë se çfarë të studiohet ose çfarë lloj pune të kërkohet, ka ndikim të qëndrueshëm në jetët e tyre. Në Maqedoninë e Veriut, ne ju përgjigjëm sfidës duke krijuar një rrjet bashkëpunues me disa aktorë për t’i adresuar ndikimet e pandemisë në arsim dhe vendimmarrje në karrierën e të rinjve.

Pranvera. Koha kur emocioni për sezonin e lulëzimit ngjitet lartë. Kjo është më e rëndësishme për të rinjtë që për herë të parë do të marrin një vendim serioz që do të përcaktojë rrjedhën e jetës së tyre në 3-4 vitet e ardhshme.

Pavarësisht nëse jeni student, gati të diplomoni, ose në kërkim pune, pandemia COVID-19 ka shumë gjasa të krijojë  ndjenjë të thellë të pasigurisë në lidhje me mundësitë tuaja të karrierës. Shumica e bizneseve janë mbyllur ose ndjeshëm i kanë zvogëluar operacionet e tyre. Edhe nëse i rifillojnë operacionet, perspektiva e një rikuperimi të shpejtë është e vështirë. Shumë kanë humbur punët e tyre.  Sondazhi i Marsit të vitit 2020 për 40,000 të rinj në 150 shtete tregon se arsimi aktual nuk po i përgatit ata me aftësitë e nevojshme për të gjetur punë.

Në një situatë të tillë, cila është perspektiva e karrierës për të rinjtë? Cili është roli i informacionit në orientimin në karrierë që do të mbështesë të rinjtë në gjetjen e rrugës në këtë peizazh që ndryshon me shpejtësi?

Për të mësuar më shumë, ne vështruam përvojën e Edukimit për Punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@мк) e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AZZhB) në Maqedoninë e Veriut, e cila është e zbatuar nga HelvetasQendra e Edukimit Qytetar në Maqedoni dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Përshtatja dhe kufizimet e saj

Pranverë 2019. Aktivitetet e zakonshme promovuese u zhvilluan me shumëllojshmëri të ngjarjeve për regjistrimin në arsimin e mesëm formues— këtë vit, të përmirësuara me partnerët e sektorit privat të cilët ishin të etur për të tërhequr profesionistë të ardhshëm në një profesion të caktuar. Një nga qëllimet e E4E@мк është të rritet interesimi i të rinjve për arsimin dhe aftësimin profesional si rrugë arsimore për zgjedhjen e tyre në karrierë.

Projekti lehtëson forcimin e bashkëpunimit të shkollave formuese dhe partnerëve të tyre në sektorin privat. Kompanitë ofrojnë mundësi që studentët të mësojnë aftësi gjatë trajnimit praktik. Qëllimi është të zgjerohen shanset për studentët në punësimin e tyre të ardhshëm – menjëherë pas mbarimit të arsimit të mesëm, ose më vonë, pasi të kenë marrë një kualifikim të nivelit më të lartë.

Qendra e Arsim Profesional dhe Trajnim (Qendra e APT), pak para shpërthimit, kishte planifikuar të mbështesë proceset e orientimit në karrierë për nxënësit e shkollave fillore. Informacioni i përpiluar dhe i rëndësishëm do t’i ndihmonte të rinjtë ndërsa ata eksplorojnë opsionet e tyre. Kjo do të ishte një pikënisje për nxënësit e ardhshëm të arsimit të mesëm, e cila do të përmirësohej nga aktivitetet promovuese të shkollave dhe partnerëve të tyre të sektorit privat.

Përpara në kohë. Goditja nga pandemia. Tani është e rëndësishme, më shumë se kurrë, të keni një grup të konsoliduar informacioni për t’i mbështetur dhe udhëhequr të rinjtë. Përkundër pasigurisë, duhej të merreshin vendime – të përdorej gjithçka që ishte e mundur me burimet në vend, nën kushte të vështira. Arsyeja është e qartë: ose gjatë ose pas pandemisë, bërja e zgjedhjeve në bazë të informimit për arsim dhe karrierë ku ka kërkesë për punëtorë të aftë, mbetet e njëjtë ose bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.

Në një farë mënyre, pandemia gjithashtu ka demonstruar  rëndësinë e aftësive dhe profesioneve të caktuara. Shembuj përfshijnë kërkesat e aftësive në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK), aftësi industriale (një gamë të gjerë produktesh që variojnë nga produktet e pastrimit dhe dezinfektimit e deri te prodhimi i maskave), kujdesi shëndetësor, si dhe mendimi kritik, kreativiteti, zgjidhja e problemeve, përshtatshmëria dhe qëndrueshmëria.

Me mbylljen e institucioneve të arsimit dhe aftësimit, mësimi po zhvillohet nga distanca përmes platformave të ndryshme digjitale. Megjithatë, një faktor kryesor në arsimin dhe aftësimin profesional është fokusimi i tij në aftësitë praktike dhe gatishmërinë për punë. Kjo, në një masë më të gjerë, e bën mësimin e largët veçanërisht të vështirë. Kudo, që mbesin disa biznese të hapura, ndoshta mund të vazhdojë mësimi i bazuar në punë.

Kalimi në mësimdhënie dhe nxënie në internet nuk është aq i lehtë për disa grupe. Ata me prapavijë të privilegjuar do të gjejnë rrugën e tyre rreth dyerve të mbyllura shkollore për mundësi alternative të të mësuarit. Ndarja digjitale dhe efektet e prapavijave socio-ekonomike të të rinjve janë faktorë që ndikojnë në qasjen në mësim në internet.

Nga ana tjetër, mësimi digjital dhe qasja në informacion gjithashtu ka potencial të madh për të angazhuar njerëz që mund të kenë vështirësi me format tradicionale të të mësuarit. Kjo rrit ruajtjen e informacionit dhe kërkon më pak kohë.

Shfrytëzimi i praktikave ekzistuese përmes bashkëpunimit

E4E@мк dhe institucionet e tjera përkatëse lëvizën shpejt sapo filloi përhapja e pandemisë. Ata u munduan të gjejnë mundësi përmes teknikave kreative. Me mbështetjen dhe lehtësimin e E4E@мк, filloi një nismë bashkëpunimi. Qendra APT e mbështetur nga E4E prodhoi materialin informues ‘Udhëzim përmes Kualifikimeve të Arsimit Formues’, i qasshëm në 4 gjuhë lokale.

Ishte sfiduese shpërndarja e shpejtë për grupet e synuara: studentët që duhet të bëjnë zgjedhjen e karrierës dhe prindërit / kujdestarët e tyre që zakonisht kanë ndikim të lartë në zgjedhjet e tyre. Një nga përgjigjet e sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut gjatë bllokimit është shfaqja televizive kushtuar nxënësve të shkollave fillore të quajtur ‘TV uçilnica’ (TV Klasë) në Radiotelevizionin Kombëtar Maqedonas.

Një tjetër modalitet ishte platforma digjitale, EDUINO, e mbështetur nga UNICEF; kjo ishte iniciuar para shpërthimit të pandemisë.

Gjithashtu, në vitin 2017 Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP) dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale promovonin profesione me video të shkurta.

E4E@MK zbaton një qasje të sistemeve gjithëpërfshirëse ku lehtësimi për rezultate të qëndrueshme dhe të matshme është kritik. Kështu, i lidhëm pikat dhe lëvizëm shpejt.

Kjo është ajo që ndodhi më pas…

ONP miratoi përdorimin e videove si mësime. E4E@мк mbështeti rregullimin e tyre duke shtuar informacione rreth Udhëzimit përmes Kualifikimeve të Arsimit Formues ku mund të gjenden informacione se si të arsimohen dhe aftësohen për këtë, si dhe në profesionet e tjera.

Videot transmetohen në shfaqjen arsimore të Radiotelevizionit Kombëtar të Maqedonisë të quajtur ‘TV Klasë ‘. E njohur si interes për kombin – promovimi transmetohet përtej kësaj shfaqjeje edukative. Informacioni në lidhje me Udhëzimet ka arritur në çdo familje që ka TV.

Platforma EDUINO ndan të katër versionet gjuhësore të Udhëzuesit përmes Kualifikimeve për Aftësim Profesional, duke arritur në çdo familje që ka pajisje digjitale për të shfrytëzuar versionin e digjitalizuar.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Qendra e APT-së, si institucionet e autorizuara, përdorën kanalet e tyre të komunikimit me shkollat dhe autoritetet e tjera për t’u siguruar se të gjitha shërbimet e ndihmës së shkollave fillore dhe mësuesit përgjegjës të klasës kanë materialin dhe mund tu sigurojnë informacionin klasave të 9-ta dhe prindërve/kujdestarëve të tyre.

Inspektorati Shtetëror i Arsimit përfshin pyetje në aktivitetet e tyre të inspektimit. Kjo është për të siguruar që shkolla ka bërë përpjekje që informacioni të arrijë në grupin e synuar të cilit i shërben.

‘Kur pashë publikimin, mendimi im i parë ishte: kjo ka qenë aq nevojshme për një kohë të gjatë!’ thotë Natasha Ivanovska, prind dhe këshilltar profesional i karrierës. Për prindërit, si Natasha, udhëzuesi shpjegon kompleksitetin e sistemit arsimor në mënyrë koncize dhe të kuptueshme.

Djali i Natashës, Damjani, është në klasën e nëntë. Ai gjithashtu beson se udhëzuesi është shumë i dobishëm dhe ka shumë informacione instruktive. ‘Kjo na jep më shumë mundësi për karrierë dhe arsimim të mëtutjeshëm të cilët janë të përshkruar mirë. Unë kam një mik i cili është i interesuar në elektroteknikë – ky udhëzues është vërtet i dobishëm për të. ‘

Ardijana Isahi Palloshi, u.d drejtore e Qendrës APT, dha një përmbledhje të mirë: ‘Me përpjekje të përbashkët ndërinstitucionale dhe me mundësi të kufizuara për komunikim, gjetëm mënyrë për të hyrë në çdo familje. Ne e rritëm ndërgjegjësimin për nevojën për fuqi punëtore kompetente dhe cilësore. ‘ Kjo, natyrisht, ndodhi në një kohë gjithnjë në ndryshim dhe të pasigurt.

Procesi përfshinte aq shumë institucione dhe organizata. Koordinimi ishte kompleks, por energjizues. Kjo përvojë në nivelin lokal demonstron fuqinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit për të adresuar një krizë globale dhe pasojat e saj mbi zhvillimin e kapitalit njerëzor me pasoja të konsiderueshme ekonomike dhe sociale afatgjata.

Scroll Up