Më shumë resurse për arsimin profesional dhe trajnimin

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Më shumë resurse për arsimin profesional dhe trajnimin

Më 11 dhjetor, në Shkup u zhvillua një punëtori hyrëse për financimin e arsimit profesional cilësor dhe trajnimit të orientuar drejt tregut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që u organizua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, projekti “Arsimi për Punësim në Maqedoninë e Veriut” (E4E @ mk) dhe Fondacioni Evropian për Trajnim (ETF).

Punëtoria hyrëse shënoi fillimin e punës së Grupit të ekspertëve për financimin e arsimit profesional dhe trajnimit, ndërsa qëllimi i kësaj punëtorie ishte të sigurojë pasqyrë për gjendjen e tanishme, anët e dobëta dhe sfidat e saj. Grupi ekspertëve për financim është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve shtetërore, partnerëve socialë dhe ekspertëve dhe detyra e tij është të propozojë përmirësime modeleve aktuale apo të hartojë modele të reja për financimin e arsimit profesional dhe trajnimit. Baza e modeleve të propozuara do të jetë rritja e cilësisë së arsimit, sigurimi i shkathtësive profesional tek të rinjtë dhe të përforcimi i përfshirjes dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat.

Në këtë punëtori u drejtua zëvendësshefi i Misionit të Ambasadës së Zvicrës Stefan Tomaxhan, zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës Elizabeta Naumovska dhe koordinatori i Fondacionit Evropian për Trajnim për Maqedoninë e Veriut Filipo Del Nino.

“Pjesë shumë e rëndësishme e një sistemi efikas për arsim profesional dhe trajnim është modeli i tij i financimit. Hulumtimet e kryera nga projekti ynë ‘Arsimi për punësim’ tregoi se në Maqedoninë e Veriut sistemi i arsimit profesional dhe trajnimit në pjesën më të madhe financohet nga fondet buxhetore, derisa në Zvicër sektori privat është i përfshirë në të gjitha elementet kryesore të sistemit dhe, më këtë, edhe në vetë financimin. Ne besojmë fort se përfshirja më e madhe e sektorit privat do të çojë në një sistem shumë më efektiv të arsimit profesional dhe trajnimit në Maqedoninë e Veriut, dhe kështu në një fuqi punëtore dhe ekonomi konkurruese”, deklaroi zëvendësshefi i Misionit të Zvicrës.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska, konsideron se “Për arsim profesional dhe trajnime nevojiten resurse financiare dhe pajim i mirë I shkollave, por edhe përfshirje e ekonomisë në financim, sepse edhe ekonomia ka nevojë për kuadro të trajnuar që do të posedojnë dituri, shkathtësi dhe kompetenca të nevojshme për tregun e punës”.

Grupi i Ekspertëve Financiarë do të punojë në ngritjen e vetëdijes për nevojën e përmirësimit të financimit të sistemit APT, me theks të posaçëm përcaktimin e prioriteteve dhe nevoja reale, identifikimin e mundësive, përfshirjen e institucioneve, si dhe proceset kryesore për financim të qëndrueshëm të APT.

Me mandat prej 18 muajve, ky Grup i ekspertëve do të hartojë dhe propozojë model të financimit të arsimit profesional dhe trajnimit, i cili duhet të përmbushë tri kritereve kryesore të suksesit:

  • Dispozicion/akses,
  • Relevancë (programet për arsim profesional dhe trajnim janë të orientuara drejt tregut dhe tërheqëse për kërkesat/nevojat e shoqërisë, për të rinjtë dhe kompanitë) dhe
  • Kosto/profitabil (sektori publik dhe privat mund t’i mbulojnë shpenzimet për arsim profesional dhe trajnim) që, gjithashtu, janë të ndërlidhura me cilësinë.

Scroll Up
Madhësia e fontit
Krijo kontrast