QASJA E PROJEKTIT

Projekti zbaton qasje gjithëpërfshirëse sistemore që mbështetet në bashkëpunimin e forcuar me partnerë nga sektori privat, publik dhe civil në nivel nacional dhe lokal, kompetentë për marrjen e vendimeve në sistemin e arsimit dhe trajnimit formal dhe joformal profesional. Përmes qasjes së këtillë projekti me aktivitetet e tij synon të kontribuojë drejt ndryshimeve sistemore që do të jenë të qëndrueshme në periudhë afatgjate. Pikërisht për këtë arsye, që në fillim, projekti synon të bashkëpunojë me partnerë që kanë vision të përbashkët dhe/ose qëllime të përbashkëta me qëllim që partneriteti i tillë të jetë i mbështetur në kontribute komplementare nga të gjitha anët.

Scroll Up
Madhësia e fontit
Krijo kontrast