Rregullativa

Qëllimi i këtij komponenti është forcimi i institucioneve kyçe për krijimin e një kornize më të volitshme për sigurimin e qasjes deri te arsimi dhe trajnimi profesional me orientim të tregut dhe gjithëpërfshirës.

Përmes këtij komponenti, projekti E4E@mk ka për synim që të nxitë dialogun mes vendimmarrësve për arsimin dhe trajnimin profesional dhe t’i mbështesë në ndërtimin e sistemit të arsimit dhe trajnimit profesional, që do të jetë i orientuar drejt nevojave të kompanive. Projekti do të nxisë dhe lehtësojë dialogun mes ministrive, institucioneve nacionale dhe locale me partnered social (odat, lidhjet, organizatat e punëdhënësve, kompanitë, etj.)

Më tutje, projekti do të sigurojë dhe shkëmbejë përvoja dhe të dhëna që do të jenë bazë për përmirësimin e kornizës dhe rregullativës ligjore që kjo të sigurojë cilësi të arsimit dhe trajnimit profesional, shpërndarje efektive të përgjegjësive mes partnerëve publik dhe privat, si dhe sigurim dhe shpërndarje të resurseve plotësuese për arsimin dhe trajnimin profesional.

Gjithashtu, projekti do të sigurojë dhe do të mbështesë shkëmbim të përvojave mes institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe institucioneve përkatëse në rajon dhe në Zvicër me qëllim që të forcohet vetëdija për rëndësinë e arsimit dhe trajnimit profesional për zhvillimin e vendit.

Scroll Up
Madhësia e fontit
Krijo kontrast