Sfidë e trefishtë? Aftësitë e kufizuara dhe Pandemia e COVID-19

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Sfidë e trefishtë? Aftësitë e kufizuara dhe Pandemia e COVID-19

Pandemia e COVID-19 i përmban të dyja, si sfidën ashtu edhe mundësinë potenciale për njerëzit që jetojnë me aftësi të kufizuara. Ndërsa ata janë mësuar ndaj margjinalizimit dhe izolimit, duket se kriza u ofron mundësi për të marrë pjesë nga shtëpitë e tyre duke punuar dhe jetuar “virtualisht”. Megjithatë, pandemia në thelb ka qenë krizë shëndetësore, e cila i prek drejtpërdrejt njerëzit me aftësi të kufizuara. Ajo gjithashtu përkeqëson dobësitë e tyre ekonomike dhe sociale, duke e bërë atë një “përkeqësim të trefishtë”! Iniciativat për zhvillim të aftësive janë duke reaguar dhe i përshtaten mbështetjes së tyre, siç është Arsimi për Punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@mk). Programet e trajnimit për personat me aftësi të kufizuara marrin para sysh aftësi freskuese dhe aftësi të reja për të mësuar, duke u përqendruar në nevoja specifike siç është teknologjia ndihmëse ose rregullime të tjera që kërkohen për të marrë pjesë në trajnime ose punë nga shtëpia.

Zhivko Kosteski, në foton më lart, ka çrregullim të spektrit autik. Nëse hyni në kafe-barin Umbrella në Qendrën Tregtare të Qytetit në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, do ta shihni këtë kamerier 22-vjeçar duke marrë porositë. Zhivko u diplomua në shkollën e hotelerisë së qytetit “Lazar Tanev”. Ndërsa ai përsërit porosinë e klientit për tu siguruar që e ka marrë si duhet, kolegu i tij Berat Jakupi përgatit makinën e ekspresit për porositë që do të vijnë. Kjo ndodhte para se pandemia e COVID-19 të godiste shumë vende, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Ecim përpara në kohë: Mbyllja për shkak të pandemisë së COVID-19 ka sjellë reagime të ndryshme për njerëzit, si Zhivko, që jetojnë me aftësi të kufizuara. Ata janë të margjinalizuar dhe stigmatizuar edhe në rrethana “normale”. Atëherë shtrohet pyetja: si reagojnë dhe si përshtaten iniciativat e zhvillimit të aftësive në mbështetjen që ofrojnë për njerëzit e cenuar dhe të prekshëm, si ata me aftësi të kufizuara? Në këtë blog, ne mbulojmë historinë e E4E@MK të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AZZhB) në Maqedoninë e Veriut, e cila është implementuar nga HelvetasQendra e Edukimit Qytetar e Maqedonisë dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Kapërcimi i barrierave me aftësi përkatëse

“Ëndrra e Zhivkos u realizua kur ai filloi të punojë këtu, të paktën kështu thotë ai dhe kjo është ajo që ka rëndësi për mua,” tha Marjan Petrov, menaxheri i kafe-barit “Umbrella”. Ai ishte i vendosur të mësojë si të shërbejë dhe të komunikojë me klientët. Ai ia doli, pavarësisht aftësive të tij të kufizuara. Rreth 15% e popullsisë në botë jetojnë me një formë të aftësisë së kufizuar, nga të cilët 2-4% përjetojnë vështirësi të konsiderueshme në funksionim. Në Maqedoninë e Veriut, nuk ka të dhëna të besueshme për shkak të mungesës së sistemit për identifikimin dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara. Perspektivat e punësimit për shumë persona me aftësi të kufizuara ndryshojnë. Vlerësimet thonë që rreth 15% e popullsisë në Maqedoninë e Veriut të ketë ndonjë formë të aftësisë së kufizuar. Përafërsisht ka 670 kompani të sektorit privat në vend që kanë 9,000 të punësuar, nga të cilët 3,000 persona janë me aftësi të kufizuara. Sidoqoftë, në përgjithësi, gjetja e punës mund të jetë e vështirë për njerëzit me aftësi të kufizuara. Sfida fillon herët, që nga qasja në arsim dhe zhvillimi i aftësive. Barrierat përfshijnë dëmtime afatgjata fizike, mendore, intelektuale dhe shqisore që i pengojnë ata të marrin pjesë në mënyrë të barabartë me të tjerët. Së bashku me keqperceptimin e shoqërisë, këto pengesa shpesh rezultojnë në mungesë aftësish, si dhe besim, pritje dhe arritje të ulëta. Sipas Elena Koçoska, Menaxhere e Programit Polio Plus – Lëvizja kundër Aftësisë së Kufizuar, partner i projektit E4E, sistemi arsimor në vend nuk mbështet “krijimin e qytetarëve të kualifikuar me aftësi të kufizuara të përgatitur për tregun e hapur të punës, i cili nga ana tjetër kontribuon në krijimin e një mentaliteti të ‘gjymtisë’ “. Asistent Prof. Sofija Gjeorgievska, psikologe në Fakultetin Filozofik të Shën Cirilit dhe Metodit në Shkup, pajtohet me këtë analizë, duke theksuar në një nga dokumentet e saj kërkimore që politika arsimore për njerëzit dhe veçanërisht fëmijët me aftësi të kufizuara “nuk është gjithmonë në përputhje me implikimet praktike”. Edhe nëse personat me aftësi të kufizuara janë në gjendje të gjejnë një vend pune, barrierat shtesë krijojnë pamundësitë për transport publik të arritshëm për të lëvizur ndërmjet shtëpisë dhe punës, veçanërisht për ata që jetojnë në zona të largëta dhe rurale. Supozimet e gabuara nga punëdhënësit rreth “produktivitetit” të personave me aftësi të kufizuara vështirësojnë betejat e tyre. Zhivko gjithashtu kaloi nëpër të njëjtën përvojë. Ai filloi të kërkonte punë menjëherë pas shkollës së mesme, por refuzimi i zakonshëm në mënyrë të sjellshme ishte: “Tani për tani, nuk kemi nevojë për staf shërbyes”! Zhivko e dinte që restorantet kanë nevojë për staf profesional, kështu që ai kurrë nuk hoqi dorë në përpjekjen e tij të bëhej kamerier ose banakier, apo edhe kuzhinier. Problemi është i dyfishtë.

Së pari, nevojiten përmirësime që realisht të përfshihen të gjithë, veçanërisht ata me aftësi të kufizuara më sfiduese, të cilat përsëri kërkojnë risi dhe cilësi në zhvillimin e aftësive inkluzive. Ashtu si gratë dhe burrat, njerëzit me aftësi të kufizuara kanë nevojë për lloje aftësish të ndryshme për t’i përmbushur sfidat e ndryshme në jetë: aftësi themelore, aftësi teknike dhe aftësi të transferueshme. Së dyti, kalimi nga shkolla në botën e punës gjithashtu kërkon punë ndaj çështjes së biznesit për punëdhënësit, kryesisht, përmirësimin e ndërgjegjësimit se kostot e adaptimeve në vendin e punës janë shpesh herë minimale. Pavarësisht diplomës së tij të hotelerisë, Zhivko besonte se fitimi i aftësive të reja do ta bënte më konkurrues në tregun e punës. Në fillim të vitit 2019, Zhivko e gjeti mundësinë e tij. Kompania Master Protection, përmes filialit të saj DownForYou, filloi trajnime për hotelieri për personat me aftësi të kufizuara nën mentorimin e profesoreshës Sofija. Trajnimi kishte të bëjë me profesionet për kamerier, gatim, barist, komunikim me klientët dhe u përshtat ndaj aftësive të një grupi të madh prej 30 personash me aftësi të kufizuara.

Përshtatja e zhvillimit të aftësive ndaj krizës

Projekti E4E mbështeti trajnimin e mikpritjes në të cilën morri pjesë Zhivko. I organizuar në kuadër të Fondit të Mundësive të E4E, trajnimi rezultoi në punësimin e 6 personave me aftësi të kufizuara në restorante dhe hotele. Këtë vit, Fondi i Mundësisë së E4E u bë pjesë e Programit Operacional të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, duke u përqendruar në ofrimin e mbështetjes për formim profesional që do të çojnë në punësim të dobishëm. Pandemia e COVID-19 i ka zmadhuar problemet dhe sfidat me të cilat njerëzit me aftësi të kufizuara janë mësuar të përballen çdo ditë. Mbyllja ndikon në bizneset dhe ofruesit e trajnimeve formale, aktivitetet e tyre dhe planet e pezulluara. Trajnimi brenda klasës është pezulluar për të gjithë ofruesit e trajnimeve. Në vend të kësaj, digjitalizimi po bëhet gjithnjë e më i spikatur. Ata ofrues të trajnimit që kishin investuar në mësimin digjital ishin në gjendje të përshtaten shpejt me situatën dhe të ofrojnë trajnime në internet. Një pjesë e përshtatjes së zhvillimit të aftësive për personat me aftësi të kufizuara përfshin interpretimin e kualifikuar të gjuhës së shenjave për kurse online, ueb-faqet që janë të qasshme për njerëzit me aftësi të kufizuara të ndryshme dhe shërbimet me bazë telefonike që kanë mundësi teksti për njerëzit që janë të shurdhër ose me dëgjim të vështirësuar. Duke marrë parasysh që numri i të punësuarve me aftësi të kufizuara në Maqedoninë e Veriut është mjaftë i ulët, disa ofrues të aftësimit profesional, organizata dhe kompani për njerëz me aftësi të kufizuara tregojnë rrugën duke organizuar trajnime për formim profesional. Megjithatë, personat me aftësi të kufizuara mund të mos i kenë teknologjitë ndihmëse ose përshtatjet tjera që u duhen për të marrë pjesë në trajnime ose punë nga shtëpia. Për më tepër, ata janë në rrezik të shtuar nga pandemia e COVID-19 për shkak të nevojës për kontakt të ngushtë me asistentë / kujdestarë personalë, si dhe nga rritja e rrezikut nga infeksione dhe komplikime për shkak të kushteve themelore shëndetësore. Qeveria e Maqedonisë së Veriut siguron të gjitha konferencat zyrtare për shtyp të shoqëruara me gjuhë të shenjave. Përdorimi i tekstit alternativ në imazhet tani është grafikë e domosdoshme dhe e lehtë për tu lexuar në mediat sociale dhe gjetkë është bërë mjaftë e popullarizuar.

Përmes Agjencisë për Punësim, një Organizatë e Personave me Aftësi të Kufizuara po ndërmerr veprime për të komunikuar me njerëzit me aftësi të kufizuara dhe / ose kujdestarët e tyre dhe t’i ftojë ata në sesione komunikimi dhe trajnimi online. Sesionet e komunikimit synojnë t’i mbështesin ata në një mjedis të ri dhe të sigurt. Profesionistët si psikologët dhe punonjësit social janë duke u përgatitur për të adresuar frikën e shkaktuar nga pandemia, e ndjekur nga ruajtja e higjienës dhe distancës fizike. Për ata që do të kthehen në punë, përmirësimi i shëndetit të tyre mendor dhe përgatitjet për ri-integrim në shoqëri dhe mjedisin e punës janë thelbësore. Seancat e trajnimit do të ndahen në dy grupe, për ata me aftësi të kufizuara të punësuar dhe të papunë. Grupi i parë do të përqendrohet në kthimin në punë, freskimin e aftësive profesionale, dhe mësimin e aftësive të reja, të disponueshme për të mësuar online. Grupi i dytë do të përqëndrohet në të mësuarit e aftësive të reja online dhe në kërkimin e punës. Kjo iniciativë do të synojë 300 persona me aftësi të kufizuara për dy muaj. E4E tashmë e ka mbështetur Master Protection dhe Umbrella në një iniciativë të mëparshme të suksesshme. Fakulteti Filozofik në Shkup po bashkëngjitet për të qenë partner me projektin. “Nëse ne mund të ri-integrojmë së paku 150 nga 300 personat me aftësi të kufizuara, do të ishte e barabartë me 150 vende pune”, thotë profesoresha Sofija.

Konkluzione

Ishte një sukses i vërtetë që Zhivko dhe të tjerët të bëhen pjesë e tregut të punës – të paguhen për përpjekjet e tyre, por më e rëndësishmja të jenë pjesë e shoqërisë. Tani, ata janë kthyer nga e para. “Tani ne shohim dhe ndiejmë dhimbjen globale të përjashtimit – ndërsa planifikojmë për të ardhmen tonë, duhet të insistojmë që askush të mos mbetet pas,” thekson profesoresha Sofija. E4E po mbështet shumicën e iniciativave të trajnimit në formatin online. Kjo gjithashtu merr parasysh nevojat e personave me aftësi të kufizuara. Po plotësohet mbi aktivitetet e tyre para-COVID-19 që mundësuan njerëz si Zhivko të fitojnë aftësi afatgjata, pavarësisht sektorit të cilit i përkasin – hotelerisë, prodhimit ose diçka tjetër.

Scroll Up