Starton fushata për promovimin e arsimit profesional dhe profesioneve

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Starton fushata për promovimin e arsimit profesional dhe profesioneve

Përmirësimi i imazhit dhe i reputacionit të arsimit profesional dhe profesioneve në publik dhe, në të njëjtën kohë, motivimi i të rinjve për të ndërtuar karrierë në drejtimet profesionale është qëllimi fushatës së re informative-arsimore, e mbështetur nga Ambasada Zvicerane në Maqedoninë e Veriut, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID, Fondi i Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, me mbështetje nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në ngjarjen mbi fillimin e fushatës për promovimin e arsimit profesional dhe profesioneve nëpërmjet panel diskutimeve u drejtuan kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ambasadorja e Zvicrës në RMV, Sibil Suter Tehada dhe drejtori i USAID-it në RMV, Erik Janovski.

Fushata mbi promovimin e arsimit profesional do të zhvillohet prej tetorit të vitit 2019 deri në maj të vitit 2020 dhe do të realizohet nëpërmjet mjeteve të ndryshme të komunikimit, duke përfshirë video mesazhe që do të shpërndahen në mediat tradicionale dhe në rrjetet sociale.

Ueb faqja zanimanja.mk, e cila është krijuar me ndihmën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe MPPS-ja dhe profili i rrjetit social Facebook për fushatën https://www.facebook.com/snajdisesostrucno/ rregullisht do të shpërndajnë informacione që janë relevante për përzgjedhjen adekuate të arsimit profesional dhe profesioneve.

Scroll Up
Madhësia e fontit
Krijo kontrast