Takim pune për programin e mentorëve në kompani

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Takim pune për programin e mentorëve në kompani

drës për Arsim dhe Trajnim Profesional, Institutit Federal Zviceran për Arsim dhe Trajnim Profesional (SFIVET), Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Organizatës së punëdhënësve, përfaqësues të bashkësisë së biznesit, si dhe përfaqësues të odave dhe Njësisë për menaxhimin e Projektit: „Arsim për punësim në Maqedoninë e Veriut “.

Arsimi i dyfishtë nuk nënkupton vetëm rritje të fondit të orëve nga mësimi praktik, por i njëjti paraqet konceptin e bashkëpunimit aktiv mes kompanive dhe shkollave profesionale në formë të partneritetit publik privat ku kompanitë marrin pjesë në zhvillimin e programit arsimor, realizimin e procesit arsimor dhe transferimit të kompetencave profesionale të nxënësve.

Para të pranishmëve u prezantua edhe Sistemi zviceran i arsimit të dyfishtë me theks të veçantë në mësimin përmes punës. Nga ana e Marina Grolimund, eksperte nga Instituti Federal Zviceran për Arsim dhe Trajnim Profesional (SFIVET) u theksua se në Zvicër ekziston një traditë e gjatë e përfshirjes së kompanive në proceset arsimore, shikuar nga aspekti i përfitimeve që kompanitë i përvetësojnë në drejtim të sigurimit të fuqisë së kualifikuar potenciale punëtore, si dhe vetë reputacionit të kompanisë. Ajo gjithashtu e prezantoi mënyrën në të cilën realizohet programi për mentorë në Zvicër, i cili përmban 40 orë dhe e aftëson mentorin e ardhshëm me dituri dhe shkathtësi të nevojshme për punë me nxënës përmes trajnimit profesional didaktik që mes tjerash përfshin edhe njohjen e rregullativës juridike në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional.

Për qasjen didaktikë të mbështetur në situata foli Emanuel Virtih, ekspert nga SFIVET-i, i cili theksoi se gjatë punës përballemi me më shumë situata të punës që kërkojnë kombinim të diturive, shkathtësive dhe qëndrimeve për përballje të suksesshme me këto detyra të punës. Për secilin profesion analizohen këto situata të punës dhe të njëjtat përfshihen në kurikulumet e programeve në atë mënyrë që të sigurojmë programe me orientim drejt tregut.

Takimit të punës i kanë paraprirë një varg punëtorish, tribunash dhe grupe pune në të cilat Oda Ekonomike e Maqedonisë është e përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e mësimit përmes punës dhe arsimit të dyfishtë, në drejtim të vendosjes së baraspeshës mes ofertës dhe kërkesës së kuadrove profesionale dhe të kualifikuara. Oda, si një ndër asociacionet më të vjetra afariste dhe me numër më të madh të anëtarëve i mbështetë dhe promovon aktivitetet në drejtim të krijimit të sistemit arsimor që do të përshtatet me kërkesat dhe nevojat e sektorit real.

Scroll Up
Madhësia e fontit
Krijo kontrast