Thirrja e dytë për aplikime për Fondin e mundësive 2019

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Thirrja e dytë për aplikime për Fondin e mundësive 2019

Projekti “Arsim për Punësim në Maqedoni” shpallë Thirrjen e dytë për aplikime për Fondin e mundësive për vitin 2019

Qëllimi i Fondit për mundësi është që t’i mbështesë ofruesit e trajnimeve në drejtim të sigurimit të ofertave me orientim të tregut dhe të qëndrueshme, që shpien drejt punësimit të detyrueshëm të pjesëmarrësve në trajnimin (më së voni tre muaj pas përfundimit të trajnimit).

Sektorë të përfshirë: (1) Hotelieri; (2) Shëndetësi dhe shërbime sociale; (3) Shërbime personale;  (4) Bujqësi; (5) Teknologji ushqimore; (6) Makineri; (7) IT sektor.

Aplikues të kualifikuar në Fondin për mundësi:
1. Provajderë privat trajnimi që ofrojnë trajnime në fushën e arsimit joformal
2. Shkolla të mesme profesionale që ofrojnë shërbime në pjesën e arsimit joformal
3. Organizata civile që ofrojnë shërbime në pjesën e arsimit joformal
4. Punëdhënës që ofrojnë trajnime në hapësirat personale

Kushte të posaçme:
Provajderët privatë, shkollat e mesme profesionale dhe organizatat civile mund të aplikojnë për Fondin për mundësi në bashkëpunim me një ose më shumë punëdhënës që garantojnë me shkrim se do të punësojnë së paku 35% të pjesëmarrësve, në afat prej tre muajve pas realizimit të trajnimit.

Punëdhënësit që bëjnë trajnime në hapësirat personale duhet të garantojnë me shkrim se do të punësojnë 50% të pjesëmarrësve, në afat prej tre muajve pas realizimit të trajnimit.

Procedurë për aplikim dhe afati përfundimtar:
Të gjithë aplikuesit e interesuar, duhet t’i dorëzojnë formularët e aplikimit bashkë me të gjitha dokumentet shoqëruese më së voni deri më 30 prill të vitit 2019, në e-adresën vijuese: Boris.Trimcev@helvetas.org me titull: OF 2019 Application.

Inkurajojmë aplikuesit që t’i dorëzojnë aplikimet e tyre në gjuhën angleze. Alikacionet e dërguara në gjuhën maqedonase dhe shqipe, gjithashtu do të merren parasysh.

Informacione plotësuese, si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim që janë pjesë e doracakut të Fondit për mundësi mund të merren në linkun vijues:

1. OF Manual
2. Proposal Template
3. Budget template
4. Guarantee template

Scroll Up
Madhësia e fontit
Krijo kontrast