THIRRJE PËR KONSULENTË INDIVIDUAL 2020/2021

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

THIRRJE PËR KONSULENTË INDIVIDUAL 2020/2021

Projekti Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut (E4E@мк) ka nevojë për bashkëpunim me persona profesional dhe/ose ekspertë të fushave të ndryshme gjatë këtij viti 2020 dhe gjatë vitit 2021, të cilët do të kyçen në implementimin e projektit si konsulent. Për këtë qëllim, E4E@мк, shpall thirrje për grumbullimin e letrave për të shprehur interesin dhe biografive, për sigurimin eventual të shërbimeve nga konsulentë individual në lidhje me fushat/temat në vijim:

Tema 1 – Përgatitja e materialeve dhe realizim i trajnimeve:

  • Arsim dhe trajnim profesional formal dhe zhvillim i aftësive profesionale nëpërmjet arsimit joformal (niveli sistemor);
  • Forma dhe mjete inovative, përfshirë mediat elektronike dhe mësim në distancë për trajnim në arsimin joformal dhe formal;
  • Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet punëdhënësve dhe shkollave të mesme profesionale;
  • Zgjerimi i ofertës për trajnime (programe për trajnim) në arsimin joformal;
  • Inkluzion gjinor dhe social;
  • Siguri dhe shëndet gjatë punës;
  • Punë me persona me nevoja të veçanta.

Tema 2 – Hulumtime dhe analiza:

  • Hulumtime nga fusha e arsimit, me theks të veçantë mbi arsimin dhe trajnimin profesional formal dhe joformal;
  • Hulumtime nga fusha e ekonomisë;
  • Analiza dhe hulumtime në lidhje me rregullativën ligjore dhe ndryshimet dhe plotësimet përkatëse, në arsim dhe në ekonomi;
  • Hulumtimin e qëndrimeve dhe mendimeve të të rinjve.

Tema 3 – Komunikime dhe marrëdhënie me publikun:

  • Komunikim me media dhe gazetarë;
  • Strategji për komunikim dhe përfaqësim;
  • Fushata promovuese në arsim;
  • Trajnime për aftësi prezantuese dhe fjalim në publik;
  • Ngjarje për rritjen e dukshmërisë së temave arsimore dhe ekonomike;
  • Përmbajtje për promovimin e arsimit dhe trajnimit profesional dhe zhvillimin e aftësive profesionale;
  • Online marketing.

Nëse jeni të interesuar, Ju lutemi dërgoni letrën Tuaj për shprehjen e interesit (në PDF format) ku do të shënoni fushat Tuaja të ekspertizës për sigurimin e shërbimeve individuale konsultuese, së bashku me biografi të shkurtë në këtë e-adresë: e4equotations@helvetas.org. Për informacione plotësuese, Ju lutemi na kontaktoni në e4einfo@helvetas.org. Afati përfundimtar për dërgimin e dokumentacionit është deri më 30 qershor 2020.

Shënim: Kjo thirrje NUK nënkupton angazhim të garantuar për profesionistët/ekspertët e interesuar. Angazhimi për shërbime konkrete konsultuese, do të bëhet në pajtim me nevojat e projektit dhe në pajtim me procedurat e brendshme për prokurim.

Scroll Up