Thirrjen e Katërt për të aplikuar për Fondin e Mundësive 2019

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Thirrjen e Katërt për të aplikuar për Fondin e Mundësive 2019

Qëllimi i Fondit të Mundësive është të mbështesë ofruesit e trajnimeve në drejtim të ofrimit të trajnimeve të qëndrueshme dhe të orientuara kah tregu, të cilat shpien drejt punësimit të menjëhershëm (maksimum 3 muaj pas përfundimit të trajnimit) të një pjese të konsiderueshme të personave të trajnuar.

Sektorët e mbuluar: (1) Hotelieria; (2) Shëndetsia dhe Shërbimet Sociale; (3) Shërbimet Personale; (4) Bujqësia; (5) Teknologjia Ushqimore; (6) Makineria; (7) Teknologjia e aplikuar e informacionit (Applied IT).

Aplikuesit e mundshëm të Fondit të Mundësive janë:

  1. a) Ofruesit privatë të trajnimeve joformale
  2. b) Shkollat e mesme profesionale që ofrojnë trajnime joformale
  3. c) Shoqatat Qytetare që ofrojnë trajnime joformale
  4. d) Punëdhënësit që realizojnë trajnime brenda përmasave të tyre (in house training)

Kërkesë e veçantë:

Ofruesit privatë, shkollat e mesme profesionale që ofrojnë trajnime joformale dhe shoqatat qytetare që ofrojnë trajnime joformale mund të aplikojnë për Fondin e Mundësive vetëm poqëse bashkëpunojnë me një ose disa punëdhënës që garantojnë në formë të shkruar që do të punësojnë të paktën 35% të personave të trajnuar brenda 3 muajve pas përfundimit të trajnimit.
Punëdhënësit që realizojnë trajnime brenda përmasave të tyre duhet të garantojnë në formë të shkruar që do të punësojnë të paktën 50% të personave të trajnuar brenda 3 muajve pas përfundimit të trajnimit.

Procedura e aplikimit dhe afati i fundit:

Të gjithë aplikuesit e kualifikuar inkurajohen të dorëzojnë Aplikacionin me dokumentet mbështetëse jo më vonë se më 14 tetor 2019, në adresën e mëposhtme elektronike: Boris.Trimcev@helvetas.org me Lëndë: OF 2019 Application
Aplikuesit inkurajohen të dorëzojnë aplikacionet e tyre në gjuhën angleze. Megjithatë, aplikacionet e dorëzuara në gjuhën maqedonase ose shqipe gjithashtu do të merren parasysh.

Informacionet shtesë si dhe dokumentet e aplikimit janë pjesë përbërëse e Doracakut të Fondit të Mundësive që mund të shkarkohet këtu

  1. OF Manual
  2. Budget template
  3. Proposal template
  4. Guarantee template

ose mund të kërkohet nga E4E@mk në adresën elektronike: Daniela.Stojanova@helvetas.org me Lëndë: OF 2019 Documents

Scroll Up
Madhësia e fontit
Krijo kontrast