Thirrja e Tretë për të aplikuar për Fondin e Mundësive 2019

Share on facebook
Share on google
Share on twitter
Share on linkedin

Thirrja e Tretë për të aplikuar për Fondin e Mundësive 2019

Qëllimi i Fondit të Mundësive është të mbështesë ofruesit e trajnimeve në drejtim të ofrimit të trajnimeve të orientuara kah tregu dhe të qëndrueshme, të cilat shpien drejt punësimit të menjëhershëm (maksimum 3 muaj pas përfundimit të trajnimit) të një pjese të konsiderueshme të personave të trajnuar.

Sektorët e mbuluar: (1) Hotelieria; (2) Shëndetsia dhe Shërbimet Sociale; (3) Shërbimet Personale; (4) Bujqësia; (5) Teknologjia Ushqimore; (6) Makineria; (7) Teknologjia e aplikuar e informacionit (Applied IT).

Aplikuesit e mundshëm të Fondit të Mundësive janë:
a) Ofruesit privatë të trajnimeve joformale
b) Shkollat e mesme profesionale që ofrojnë trajnime joformale
c) Shoqatat Qytetare që ofrojnë trajnime joformale
d) Punëdhënësit që realizojnë trajnime brenda përmasave të tyre (in house training)

Kërkesë e veçantë:
Ofruesit privatë, shkollat e mesme profesionale që ofrojnë trajnime joformale dhe shoqatat qytetare që ofrojnë trajnime joformale mund të aplikojnë për Fondin e Mundësive vetëm poqëse bashkëpunojnë me një ose disa punëdhënës që garantojnë në formë të shkruar që do të punësojnë të paktën 35% të personave të trajnuar brenda 3 muajve pas përfundimit të trajnimit.

Punëdhënësit që realizojnë trajnime brenda përmasave të tyre duhet të garantojnë në formë të shkruar që do të punësojnë të paktën 50% të personave të trajnuar brenda 3 muajve pas përfundimit të trajnimit.
Procedura e aplikimit dhe afati i fundit:
Të gjithë aplikuesit e kualifikuar inkurajohen të dorëzojnë Aplikacionin me dokumentet mbështetëse jo më vonë se më 10 korrik 2019, në adresën e mëposhtme elektronike: Boris.Trimcev@helvetas.org me Lëndë: OF 2019 Application
Aplikuesit inkurajohen të dorëzojnë aplikacionet e tyre në gjuhën angleze. Megjithatë, aplikacionet e dorëzuara në gjuhën maqedonase ose shqipe gjithashtu do të merren parasysh.

  1. OF Manual
  2. Budget template
  3. Proposal template
  4. Guarantee template
Scroll Up
Madhësia e fontit
Krijo kontrast